Taravari: Elita shqiptare në Maqedoni reshtohet pas ASH

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dr Arben Taravari sonte në Tv Telma, foli për ngjarjet e fundit politike.
Ai vlerësoj se e gjithë kjo ngjarje me Ministrinë e Shëndetësisë është krijuar nga friga e madhe e BDI-së dhe Ali Ahmetit nga Aleanca për Shqiptarët dhe lideri Ziadin Sela, përcjell Fol.

Aleanca për Shqiptarët po bëhet një forcë reale politike, e cila për herë të parë e rezikon BDI-në që të humbë zgjedhjet e ardhshme. ASH është e vetmja parti që ka pas rritje maksimale në zgjedhjet lokale me mbi 45%, vetëm për një vit. Për herë të parë një parti i BDI-së 3 komuna që kjo nuk ndodh më parë. Ai tha se elita shqiptare reshtohet sot në ASH dhe i beson si opcion më i pastër politik me kapacitete të dëshmuara kombëtare dhe intelektuale