Taravari: Buxheti i ri i Komunës së Gostivarit do të shkaktojë largime nga puna


Kryetari i Gostivarit Arben Taravari paralajmëron se Buxheti komunal i cili sot u votua me mbështetjen e shumicës në Këshill do të shkaktojë largime nga puna të të punësuarve në kopshte, ndërmarrjet komunale dhe njësisë zjarrfikëse.

Ai konsideron se shkurtimet të cilat komisioni për financim i propozoi kanë motive politike përç siç tha, udhëheqësia komunale në opinion të tregohet si e paaftë të menaxhojë me pushtetin lokal.

“Është votuar Buxheti me ndryshime me çfarë do të pengohet puna e Taravarit. Qëllimi i shumicës në Këshill dhe pushteti qendror është që të tregohet si e pasuksesshme” tha Taravari.

Nga 12 milionë denarët e planifikuar në Program për punësime të përkohshme, shtoi se, pas insistimit të BDI-së dhe LSDM-së janë bërë ndryshime me shkurtime të vetëm të një të katërtës.