Talat Xhaferi flet për incidentin me Gruevskin


Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi ka rrëfyer për herë të parë për incidentin me Nikolla Gruevskin në Paralamentin Maqedon gjatë kohës kur votohej Ligji për Gjuhët.

“Njihem si njeri i vrullshëm dhe jo i durueshëm por ka dallim. Ajo bazohet në çështjet paraprake se si ushtarak s’do mendje që gjatë zbatimit dhe marrjes së detyrës duhet përgatitje. Gjithsesi se pjesë e përgatitjes së seancave është edhe parashikimi i çdo konfrontimi. Gjithçka ka qenë e parashikume përfshi edhe zbarzja e gotës së ujit por nuk e kam paramendu që personi që do e bëj do të jetë Nikolla Gruevski duke para edhe veprimtarinë e tij politike”, tha ai.

Ai po ashtu foli lidhur me detaje tjera nga udhëheqja e seancës kur ndodhi incidenti.

“Politikisht njihemi të gjithë, si nga fushatat e prononcimet publike, qëllimi i shumicës parlamentare ka qenë kalimi i ligjit. Është parashikuar edhe mosdekretimi nga kreu i shtetit. Momenti i fundit është janari kur duhet të miratohet ligji por ka kohë edhe 30 ditë tjera dhe s’do mend që qëllimi im ishte që atmosfera brenda sallës të ishte atmosferë e punës. Deputetët e pozitës kanë pasur urdhër që mos të lëvizin nga vendi se ata. Gruevski kërkonte që të ndërpres seancën”, rrëfen Xhaferi.