Talat Xhaferi: Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë bure baruti


Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare Për Maqedoninë. Këto ishin disa nga fjalët që u thanë në takimin e sivjetshëm për mbrojtje dhe siguri nga vendet parlamentare të Evropës Jug-lindore, ku marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë shihen si marrëveshje pozitive.

“Besoj se në punën e juaj dy ditore do të kushtoni vëmendje të gjitha çështjeve. Po ashtu, jam i bindur se do të jepni ideja të reja, mendime dhe praktika të mira në lidhje me kontrollin parlamentar ndaj sistemit të sigurisë dhe atij të armatosur, që është një nga vlerat themelore të çdo shoqërie demokratike dhe shtet të së drejtës” deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Për deputetin Hari Lokvenec, mbikëqyrja e deritashme e parlamentit, është i pa vërejtshëm duke konstatuar edhe keqpërdorime të sigurisë.

“Qëllimi ynë duhet të jetë -siguria në rajonin, kredibiliteti i institucioneve që do të punojnë në interesin e qytetarëve”, deklaroi Hari Lokvenec i cili është Kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

Drejtori i Qendrën për bashkëpunim të sigurisë – RAKVIJAK, Hajdar Berg thotë se është i lumtur që ndodhet në Shkup në periudhë kritike. Mes tjerash në drejtimin e tij në mbledhjen e sivjetshme ai tha se duhet të shfaqen të gjitha eksperiencat dhe praktikat e mira të mbikëqyrjes parlamentare nga vendet e Evropës Jug-lindore./Telegrafi/