Taksistët protestojnë për vendparkim në Bit Pazar


Dhjetëra taksistë sot kanë bllokuar udhëkryqin tek gjykatat në Shkup me kërkesën për të rikthyer në përdorim stacionin e vjetër, përveç të riut që është caktuar përballë poliklinikës në Bit Pazar.

Nuk ka punë aty, nuk ka lëvizje të njerëzve, të gjitha daljet çojnë tek vendi i vjetër para Zeginit. Kërkesa jonë është që të mund të parkohemi 3 vetura ku kemi qenë më herët të na e mundësojë qyteti i Shkupit, pastaj në stacionin e ri do ta shfrytëzojmë për të pritur rend – tha Menduh Gavazi, përfaqësues i taksistëve.

Këto janë dënimet që jemi parkuar në vendin e vjetër, sepse nuk ka mundësi që të kemi myshteri në vendin e ri. Në stacionin e ri nuk vjen askush, është më larg dhe vend i fshehur – u shpreh një protestues.

Nga Qyteti i Shkupit hedhin poshtë kërkesat duke theksuar se problemi shumëvjeçar është zgjidhur me ngritjen e pikës së re të parkimit për taxi. Krerët e qytetit i bëjnë thirrje taksistëve respektojnë vendimin dhe të mos shkaktojnë kaos në komunikacion.

Qyteti i Shkupit

“Vendi ku taksistët janë parkuar deri më tani ka qenë i paligjshëm…Çdo hap që është ndërmarrë në lidhje me aksionet në Bit-Pazar është bërë në konsultim me njerëzit të cilët jetojnë, punojnë ose shfrytëzojnë atë hapësirë. Ndryshime ose lëshime në këtë drejtim nga ana e Qytetit te Shkupit, nuk do të ketë.

Nga ana tjetër taksistët paralajmërojnë se do të vazhdojnë më protesta deri sa nuk merren parasysh kërkesat e tyre./Alsat M

Foto: Alsat M