Takohet Hashim Thaçi me Menduh Thaçin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar takim me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçin. Presidenti i Kosovës ka theksuar se në këtë takim ata kanë biseduar për gjendjen politike në Kosovë, Maqedoni dhe rajon.

“E përgëzova liderin e PDSH-së për qëndrimin e liderëve shqiptarë për rolin aktiv dhe përcaktues në zgjidhjen e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Po ashtu, u pajtuam se kjo marrëveshjeje, për të cilën jam i bindur se do ta merr mbështetjen popullore në Maqedoni krahas marrëveshjes së ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapin rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit të shteteve të rajonit në NATO dhe BE”, ka theksuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.