Takimi Zaev-Ahmeti: Nuk kemi ende emër të kandidatit me të cilin do të dalim në zgjedhje

Takimi i partnerëve të koalicionit Zaev-Ahmeti sapo ka përfunduar. Pas takimit Ahmeti theksoi se nuk kanë marrë asnjë vendim për ndonjë kandidat me të cilin do të dalin në zgjedhje. Sipas tij takimi ka qenë vetëm konsultativ.

“Biseduam për te gjitha opsionet e mundshme që janë ne dobi te vendit. Sigurisht ishim të gjithë dakord qe këto zhvillime të orientohen ne drejtim të mirë. Ishte një vullnet qe u shfaq mes partnerëve të koalicionit. Mendojmë që çështjet te cilat diskutuam t’i vendosim në organet drejtuese të partive të kolaicionit. Partitë do të marrin vendimin përfundimtar, mbete që kontaktet te vazhdojnë me tej për konsulta shtesë që në të ardhmen sekretariatet e partisë t’i vendosin në praktikë. E rëndësishme qe te vlerësohet vullneti i qytetareve të vendit. Dhe vendimi qe do te merret te jete një vendim i drejte. Gjatë takimit nuk arritëm në emra, mbetet në të ardhmen për detajet. Nuk kemi hyre ne detaje, nuk do te ishte mirë që një kryetar partie te jepte një emër për kryetar shteti” tha Ahmeti.