Takimi Ahmeti- Mickovski vlerësohet si konstruktiv, nuk ishte takim për marrëveshje për ligjin e gjuhëve


Lideri I Bdi së Ali Ahmeti dhe Lideri I VMRO DPMNE së Hristijan Mickovski realizuan takimin e parë zyrtar të cilin e vlerësuan si takim konstruktiv pas zgjedhjes së Mickovskit në krze të VMRO DPMNESË.Ky nuk ishte takim për tu arritur marrëveshje ky ishte takim për të prëruruar Mickovskin për emërimin e tij në këtë post duke u përgjigjur në pYetjen për stagnimin e ligjit të gjuhëve.

“Ky nuk ka qenë takim për të bërë marrëveshje ka qenë takim përurimi por si cështje është hapur dhe ne kemi pozicionet tona VMRO DPMNE ka pozicionet e veta.Ne këtu nuk kemi biseduar për përparim”, tha Ali Ameti, Kryetar i BDI-së.

“Nuk diskutuam për detaje ne argumentuam pozicionet tona,ata komentuan pozicionet e tyre dhe përfaërsisht këtu përfundoi diskutimi”, tha Hristijan Mickovski, Lider i VMRO-DPMNE-së.

Në pyetjen se a ka ndryshim në retorikën e VMRO DPMNE së Ahmeti tha se qëndrimet e VMRO DPMNE së në mënyrë transparete janë kumtuar në kongresin e partisë.Ahmeti tha se është diskutuar edhe për reformat e domosdoshme proceset eurointegruese dhe proceset politike në vend.Interesi i të dyja partive është që vendi ynë të jetë sa më stabil tha Ahmeti.

“Interesi i dy partive tona është që shteti duhet të jetë sa më stabil të kemi përparim në drejtim të reformave është interes edhe i shumicës edhe i opozitës të krijojë klimë për investime të krijojë besim tek qytetarët që të mund të jetohet edhe në këtë vend si dhe ndamë mendim të përbashkët që duhet të vayhdojë komunikimi edhe në të ardhmen për ndërtimin e strategjive të përbashkëta poyitë opozitë dhe të rritet basueshmëria mes komunitetit shqiptar dhe maqedonasd që bashkëpunimi të jetë në vayhdimsi mes partive të shumicës dhe atyre opozitare”, shtoi Ahmeti.

Sa i përket pjesmarrëjes së VMRO së në punën e Kuvendit Mickovski tha se për momentin VMRO DPMNE nuk ka kapacitet të jetë pjesmarrëse në punën e kuvendit dhe arsyet janë matematikore dhe politike.12 nga deputetët tanë janë në arrest dhe kemi dëmtim seriy të ambientit demokratik në shtet dhe sipas përfaqësuesve ndërkombëtar përgjgjëse për këtë është Qeveria dhe ajo duhet të punojë në krijimin e një amabineti në të cilën opozita do ndjehet komot dhe do mund të jeët e pranishme.

“Aryeja matematikorë është definuar në raportin e Avokatit të popullit ku ështëpotencuar shkelja e ligjeve dhe kushtettutës dhe ende nuk ka përgjigje se pse janë ndërmrraë hapa të tillë pa iu hequr imuniteti i deputetëve ata janë arrestuar,u janë vendosur pranga janë nëncmuar para opinionit dhe ende nuk kemipërgjigje kur do kemi përgjigje ne do diskutojmë se cilat do jenë hapat tona të mëtejshme”, shtoi Mickovski.

Takimet e tilla do të shëndrohen në traditë vlerësun Ahmeti dhe Mickovski