Takime të Zaevit në Davos me Borisovin dhe Vuçiqin


Kryeministri Zoan Zaev në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik në Davos sot bisedoi me kryeministrin serb dhe atë bullgar, Aleksandar Vuçiq dhe Bojko Borisov.

Siç shkroi në profilin e tij në tuiter, në takimin me Vuçiqin kanë biseduar për procesin eurointegrues.

“Miqësia dhe bashkëpunimi janë kyçe për eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor në BE. Bashkërisht lëvizim përpara”, qëndron në tuiter profilin e Zaevit.

Në bisedimet me Borisovin, ka dominuar sërish tema për eurointegrimet dhe përshpejtimin e këtij procesi.

“Biseduam për të ardhmen e Evropës dhe përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor”, shkruan në tuiter profilin e kryeministrit Zoran Zaev.