Takim ministror të SHBA-së – Karta e Adriatikut në Ohër


Bashkëpunimi rajonal i mbrojtjes me përqendrim në kontributin e përbashkët në operacionin “Mbështetje vendimtare në Afganistan”, si dhe gjendja aktuale e sigurisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, do të jenë pjesë e takimit të ministrave të mbrojtjes të SHBA – Kartës së Adriatikut që do të mbahet të premten në Ohër.

Në takim do të kenë fjalim kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, ministrat e mbrojtjes ose përfaqësues zyrtarë të SHBA-së, të vendeve-anëtare: Shqipëria, BeH-ja, Kroacia, Maqedonia, si dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë dhe ministrat e mbrojtjes ose përfaqësues zyrtarë të vendeve mbikëqyrëse Kosova, Serbia dhe Sllovenia.

Konferenca ministrore e ilustron bashkëpunimin e vazhdueshëm të nivelit më të lartë në sferën e mbrojtjes midis vendeve të Kartës së Adriatikut, SHBA-ja dhe shtetet mbikëqyrëse. Forumi A5 nxit përmbushje të kritereve dhe standardeve të NATO-s dhe zhvillim të aktiviteteve të orientuara drejt avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërtim të paqes, demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Në forum, mes të tjerash, do të bisedohet edhe për avancim dhe përforcim të perspektivës gjinore nëpër ministritë e mbrojtjes dhe forcat e armatosura, si dhe perspektiva gjinore në operacionet për mbështetje të paqes.

Siç informuan sot nga Ministria e Mbrojtjes, kjo ngjarje paraqet rast të shkëlqyeshëm për riafirmimin dhe mbështetjen konkrete nga të gjithë vendet në qëllimet dhe angazhimet e Republikës së Maqedonisë për arritje të anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO.

Me iniciativë të Republikës së Maqedonisë në kuadër të Samitit të NATO-s në Pragë në vitin 2002 presidentët dhe ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë e promovuan dhe pranuan iniciativën joformalisht të quajtur të Ohrit-Adriatikut.

Bashkëpunimi në mbrojtje në A3 kontekst filloi pas nënshkrimit të Kartës për partneritet midis SHBA-së, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në vitin 2003 nga ana e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të treta. Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë Kartën e Adriatikut në margjinat e Asamblesë së 63-të Parlamentare të KB-së në vitin 2008 është marrë vendim për dërgim të ftesës për anëtarësim në Grupin e Adriatikut të Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Në janar të vitit 2009 për herë të parë është harmonizuar plan partner për implementim të SHBA-Karta e Adriatikut në format të ri A5 në të cilin u përfshinë edhe vendet e reja anëtare të grupit, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Karta e Adriatikut bazohet në vizionin e përbashkët për stabilitet në EJL dhe anëtarësim të plotfuqishëm në integrimet euro-atlantike. Ideja bazike e Kartës është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë midis vendeve nga A5 nën patronazhin e SHBA-së dhe anëtarësim të plotfuqishëm në NATO.