Takim i mundshëm i Dimitrovit me Koxiasin në Sofje, shpeshtohen hapa për zgjidhjen e kontestit


Pas takimit në Vjenë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe kolegu i tij grek Nikos Koxias, do të mund të takohen sërish në Sofje, publikuan mediat greke.

Televizioni shtetëror ERT njoftoi se takimi i tyre duhet të mbahet sot,  ndërsa mediat tjera me dozë rezerve publikojnë se është e mundur edhe me siguri dy ministrat e punëve të jashtme të takohen në margjinat e mbledhjes joformale në Sofje, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gazeta “Avgi” që vlen si zëdhënëse e SYRIZA-s, shkruan se gjithnjë e më shumë po trashen hapat “për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë”, ndërsa pas takimit në Vjenë me siguri do të takohen sërish në Sofje.

“Katimerini” dhe “Avgi” zbulojnë se projekt-marrëveshja që Athina duhet t’ia propozojë Shkupit, nuk është dorëzuar në Vjenë.

“Supozim, megjithatë është se bisedimet tashmë kanë hyrë në thelb dhe kanë qenë në tryezë të gjitha çështjet – të lehtat, të kuptueshmet dhe ato me gjemba, Kjo ndodhi pardje në takimin dypalësh të dy ministrave të punëve të jashtme, por edhe dje kur iu bashkangjit edhe ndërmjetësi special i KB-së për çështjen e Maqedonisë, Nimic”, shkruan gazeta “Avgi”, transmeton MIA.

Optimizëm se mund të arrihet zgjidhje e përbashkët e pranueshme, shprehu edhe zëdhënësi i Qeverisë greke, kur ishte i ftuar në emisionin e Programit të parë të radios shtetërore greke.

“Bisedimet vazhdojnë në bazë të kornizës që është vendosur me fqinjët tanë. Jemi optimist se do të arrijmë të kemi zgjidhje të përbashkët të pranueshme. Megjithatë nuk dua në këtë moment të parashikoj asgjë. Punojnë në drejtim që të arrihet marrëveshje për emër të ndërlikuar që do të vlejë për të gjithë edhe për përdorim të përgjithshëm, për çka parakusht është revizioni kushtetues tek fqinji, sidomos në lidhje me emrin kushtetues”, tha Xanakopulos për radion greke.

Zëdhënësi i Qeverisë greke pa koment për detajet teknike nga bisedimet, sidomos në raport me atë nëse projekt marrëveshje i është parashtruar palës së Maqedonisë.