Tajson Furi tallet keq me shqiptarin në ring: Mund ta mbyllja duelin edhe 10 sekonda me të


oksieri britanik, Tajson Furi fitoi me lehtësi ndaj shqiptari Sefer Seferi, në një ndeshje që nuk kishte shumë histori. Dueli i djeshëm tregoi menjëherë se shqiptari e kishte të vështirë të godiste kundërshtarin, duke parë edhe shtatlartësinë e tij.

Furi shpeshherë e ka vënë në lojë Seferin gjatë ndeshjes, madje duke bërë edhe disa lëvizje kërcimi në ring.

Boksieri shqiptar e ka parë të pamundur vazhdimin e duelit dhe ka zgjedhur të dorëhiqet në raundin e katërt. Në fundin e ndeshjes, Furi është shprehur: “Unë mund ta kisha hedhur kundërshtarin tim në raundin e parë, vetëm në 10 sekonda, nëse do të dëshiroja. Por kjo nuk do të më bënte më të mirë”, ka thënë kampioni britanik.