Tajani: Emri të zgjidhet, Maqedonia ka mundësi t’i fillojë bisedimet me BE-në


Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani vlerëson se ka mundësi që Republika e Maqedonisë ta zgjidh çështjen për emrin dhe së shpejti t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, njofton Portalb.mk.
“Ish Republika e Jugosllavisë Maqedonia ka arritur zhvillim të rëndësishëm dhe unë jam optimist në lidhje me dy çështjet dhe kontestin për emrin dhe së shpejti t’i hapim dyert e bisedimeve hyrëse”, thotë Tajani, i pyetur nëse ky është vit i mirë për vendin që ta zgjidh përfundimisht çështjen e emrit.