Xhezair Shaqiri do të kompenzohet për shkëputjen e kontratës


I shumëpërfoluri në javën e kaluar, ish-deputeti Xhezair Shaqiri, i cili u emërua si këshilltar i jashtëm i Zaevit për aspekte të radikalizmit fetar, do të dëmshpërblehet nga Qeveria. Pas shkrimeve në media, Shaqiri vendosi të tërhiqet nga ky post, respektivisht e shkëputi kontratën, me arsyetimin se nuk dëshiron ta dëmtojë rrugën e vendit në …

Xhezair Shaqiri do të kompenzohet për shkëputjen e kontratës Read More »

Ambasada e SHBA-ve reagon për këshilltarët e Zaevit, Xhezair Shaqirin dhe Lube Boshkovskin


Emërimi i Xhezair Shaqirit këshilltarë i posaçëm në Qeverinë Zaev ka nxitur reagime të shumta. Së fundmi ka reaguar edhe përfaqësia diplomatike amerikane. Nga atje për “Nezavisen Vesnik” thonë se kanë shprehur shqetësime deri tek Qeveria e Maqedonisë për emërimin e Xhezair Shaqirit dhe Lube Boshkovskit për këshilltar, shkaku se këta dy persona  janë në listën e …

Ambasada e SHBA-ve reagon për këshilltarët e Zaevit, Xhezair Shaqirin dhe Lube Boshkovskin Read More »

Mickovski: Komandant Hoxha në vend që të sanksionohet, ai merr post në Qeveri


Puna personale e Zaev është dëshira për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për familjen e Xhezair Shaqirit, të ashtuquajturit Komandant Hoxha, thotë udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të dy kanë të njëjtën ideologji dhe të njëjtat vlera. Megjithatë, ata që janë politikisht të një mendjeje dhe kanë arritur një lloj marrëveshjeje …

Mickovski: Komandant Hoxha në vend që të sanksionohet, ai merr post në Qeveri Read More »

Qeveria: Shaqiri do të jetë këshilltar për çështje të sigurisë dhe radikalizimit


Qeveria e Maqedonisë ka lëshuar sot një komunikatë ku sqaron angazhimin e Xhezair Shaqirit në ekzekutiv. Ish-deputeti është bashkëpunëtor i jashtëm dhe do të angazhohet për të dhënë këshilla në fushën e sigurisë së brendshme dhe të luftimit të radikalizmit, në kuadër të kabinetit të kryeministrit. Xhezair Shaqiri ka një kontratë të përkohshme me kohëzgjatje …

Qeveria: Shaqiri do të jetë këshilltar për çështje të sigurisë dhe radikalizimit Read More »

VMRO-DPMNE: LSDM-ja të tregojë nëse Xhezair Shaqiri është angazhuar si këshilltar i Zaevit


Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, sot në konferencë për shtyp kërkoi nga LSDM që të tregojë nëse Xhezair Shaqiri i njohur si “Komandant Hoxha” është punësuar si këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev. Ai tha se nëse fotografitë që janë shpërndarë në opinion janë të besueshme, atëherë qeveria nuk duhet të fsheh informacione të tilla, përcjell …

VMRO-DPMNE: LSDM-ja të tregojë nëse Xhezair Shaqiri është angazhuar si këshilltar i Zaevit Read More »

Komandant Hoxha merr post në Qeveri nga Zoran Zaev!?


Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha ka marrë një post në qeveri. Kështu shkruan në facebook aktivisti dhe funksionari i LSDM-së, Xhevat Iseni, transmeton gazeta Lajm. Për momentin nuk bëhet e ditur se çfarë posti ka marrë Shaqiri, por Iseni ka thënë se kryeministri Zaev ka mbajtur premtimin.