Ndërron jetë një i burgosur nga burgu i Idrizovës


Një i burgosur nga burgu i Idrizovës me inicialet A.K (37) nga Shkupi, ka ndërruar jetë dje në Klinikën e gastrologjisë. Nga Ministria e Brendshme kanë njoftuar se i burgosuri ishte hospitalizuar në Klinikën për Gastrologji. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë në obduksion.