SYRIZA: Demokracia e Re në çështjen e Maqedonisë e zgjedh taborin radikal të së djathtës


Letra prej 33 eurodeputetëve e dërguar deri tek Komisioni për Çmimin Nobël me mbështetje për nominimin e Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit, ishte arsyeja nga partia qeveritare greke SYRIZA për të dhënë kritika deri tek Demokracia e Re opozitare për shkak të qëndrimit për çështjen e Maqedonisë.

Thonë se në zgjedhjet e ardhshme evropiane, obligim i evropianëve progresiv dhe demokratik “të mposhtet e djathta radikale, gjegjësisht kuazipatriotizmi dhe retorika nacionaliste” dhe “për fat të keq, Demokracia e Re në çështjen e Maqedonisë është e qartë se ka përzgjedhur të marrë pozitë në tabor që duhet të mposhtet në dobi të Evropës dhe vlerave të saj”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Tridhjetë e tre eurodeputetë nga tërë spektri demokratik, midis të cilëve edhe tre nga Partia Popullore Evropiane, e propozojnë kryeministrin grek për Çmimin Nobël për paqe për Marrëveshjen e Prespës. Micotakis dhe Demokracia e Re të cilët vazhdojnë ta akuzojnë për “marrëveshje të dëmshme” dhe “këmbim” ku vendosen në skenën politike evropiane?, kumtojnë dhe pyesin nga SYRIZA.