Sulmohet 13 vjeçari në autobus

Në Sektorin për punë të brendshme Shkup mbrëmë në orën 22:20 D.I. (44) nga Shkupi ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 19:00 në një autobus të NPQ numri 65 në bulevardin “Nikolla Karev” nga ana e dy personave të panjohur fizikisht është sulmuari biri i tij 13-vjeçar.

Nga MPB sot informojnë se deri te sulmi fizik ka ardhur kur autobusi ka frenuar dhe fëmija është goditur tek dy personat të cilët menjëherë kanë filluar verbalisht të debatojnë, ndërsa pastaj edhe fizikisht e kanë sulmuar. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit.