Sulmin e fundit në Sri Lankë e ka kryer një vetvrasës me bomba

Shpërthimi i tetë në Sri Lankë është kryer nga një vetvrasës me bomba, me ç’rast jetën e kanë humbur tre policë, kumtuan autoritetet lokale.

Një zyrtar anonim policor deklaroi se personi ka aktivuar mjet shpërthyes pasi policia ka hyrë në shtëpinë e tij në veri të Kolombos. Nga shpërthimi u rrëzua kati i dytë i ndërtesës dhe si rezultat i kësaj jetën e kanë humbur pjesëtarët e policisë.

Ky është shpërthimi i tetë sot në Sri Lankë, me ç’rast jetën e kanë humbur 190 persona, mes të cilëve 35 të huaj, duke përfshirë edhe nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Holanda.