Sugarevski: 70 milionë euro për rikonstruimin e rrugëve shtetërore


Ministria e Financave planifikon të sigurojë 70 milion euro për ndërtimin e rrugëve. Autoritetet presin që nga viti i ardhshëm komunat të mund të aplikojnë për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore brenda kufijve të tyre. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski i cili sot vizitoi Haraçinën theksoi se autoritetet e kësaj komune ende në dispozicion i kanë 100 mijë euro për ndërtimin e kanalizimit dhe ujësjellësit, të holla nga kredia e Bankës Evropiane për Investime.

-Çdo komunë vetë i konfirmon rrugët prioritare të cilat do të jenë lëndë e sanimit dhe rikonstruimit. Në pajtim me metodologjinë e konfirmuar, çdo komunë do të ketë në dispozicion shumë të caktuar të mjeteve, të cilën do të mund ta shfrytëzojë enkas për rikonstruimin e rrjetit rrugor lokal –  tha Sugarevski, duke shtuar se rikonstruimi i rrugëve shtetërore do të jetë me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, si parakusht për përmirësimin e jetesës në vendbanime.

Siç tha edhe ministri, kemi folur për këtë temë, që paratë për realizimin e projekteve duhet të shfrytëzohen – deklaroi Milikie Halimi, kryetare e Haraçinës. Alsat-M