Strumica “Rio de Zhaneiro”, Zaevi pa maskë


Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka marrë pjesë në Karnevalin e Strumicës, që është një nga karnevalet tashmë i ndërkombëtarizuar, duke qenë në stilin e karnevaleve braziliane të Rio deZhaneiros.
Zaev ka qenë i shoqëruar nga një pjesë e ministrave, por që nuk kanë qenë të maskuar, vetëm kanë shijuar ahengun dhe defilimet. Deri para disa viteve si kryetar i kësaj komune, Zaev ishte maskuar me një kostum klasik. Në Karneval defiluan mbi 2 mijë veta, pjesëmarrës nga Gjermania, Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, etj.