Stoltenberg: Shtetet e Ballkanit duhet të jenë të zotët të parandalojnë përzierje nga jashtë


Kemi informacione se Rusia po tenton të përzihet në punët e brendshme të shteteve të Ballkanit, deklaroi në konferencë për shtyp në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke shtuar se çdo intervenim i jashtëm është i papranueshëm.

Sipas tij, të dhënat, gjithashtu, tregojnë prezencë të përforcuar ruse në rajon. Stoltenberg potencoi se të gjitha shtetet e Ballkanit duhet të jenë rezistente dhe të afta t’i parandalojnë tentimet e ngjashme për përzierje në punët e brendshme.

“Shumë me kujdes e ndjekim gjendjen e Ballkanit Perëndimor, kemi prezencë në rajon”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Ai e quajti Serbinë “partner të afërt” të NATO-s dhe shtoi se Aleanca punon me të gjitha shtetet ballkanike për “inkuadrimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit”