Stoltenberg: Së shpejti do të nënshkruhet Protokolli për anëtarësim në NATO


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të nënshkruhet shumë shpejt, por duhet të presim ratifikimin e 29 anëtarëve të Aleancës që ta ratifikojnë në parlamentet përkatëse.

“Do ta nënshkruajmë protokollin në NATO dhe këtë mund ta bëjmë shumë shpejt. Për ratifikim duhet më shumë kohë, gjithçka varet nga 29 kuvendet e vendeve anëtare”, deklaroi Stoltenberg për Politiko-Evropa.

Ka mundëi që gjatë kësaj jave, ambasadoret e vendeve anëtare të NATO-s të nënshkruajnë protokollin.

Kjo do të thotë se Maqedonia do të marrë pjesë si vend vëzhgues në të gjitha formatet kyçe të mbledhjeve të Aleancës, por anëtare fuqiplotë do të bëhet pasi 29 kuvendet e 29 shteteve anëtare do ta ratifikojnë protokollin qasës.

“Herën e kaluar na u desh rreth një vit”, deklaroi shefi i Aleancës duke komentuar anëtarësimin e Malit të Zi në vitin 2017.