Stoltenberg: Jeni të mirëseardhur në NATO, por emri duhet të zgjidhet


NATO do ta ftojë Maqedoninë të inkuadrohet si vend i saj anëtar pasi që do të arrihet zgjidhja e ndërsjelltë e pranueshme në kontestin me Greqinë për emrin, porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s në intervistën për MIA-n, që e dha pikërisht para arritjes së tij në vizitën e parë zyrtare në vend.

Në pyetjen nëse Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në samitin e NATO-s në Bruksel edhe pa zgjidhje për emrin, nën referencën e përkohshme IRJM, Stoltenberg është decid se pozicioni i Aleancës mbetet i pandryshuar.

“Jo. Pozicioni i NATO-s mbetet i pandryshuar. Të gjitha vendimet në NATO sillen në bazë të konsensusit mes të gjithë aleatëve të NATO-s. Në samitin në Bukuresht dhe në samitet e tjera të njëpasnjëshme, ata u dakorduan se NATO-ja do ta ftojë vendin tuaj të inkuadrohet, pasi që të arrihet zgjidhje e ndërsjelltë e pranueshme për çështjen e emrit në suaza të KB-së”, theksoi Stoltenberg në intervistën për MIA-n.

Ai i përshëndeti negociatat e ripërtërira mes Maqedonisë dhe Greqisë, por shtoi se nuk është në kompetencën e tij zgjidhja e çështjes së emrit.