Stoltenberg i shprehu ngushëllime Sheqerinskës për aksidentin tragjik


Në fillim të ditës së dytë të takimit ministror të NATO-s për Mbrojtje, ministrja Radmilla Shekerinska ka pranuar ngushëllime prej kolegëve të saj prej vendeve anëtare, si edhe prej sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini për të pësuarit në aksidentin tragjik në autostradën Shkup – Tetovë.

“Nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përmes përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Mogerini kolegët e mi ministra të Mbrojtjes së SHBA-së, Gjermanisë, Sllovenisë, Holandës dhe Greqisë të gjithë në fillim i shprehën fjalët e njëjta ngushëlluese dhe shprehën keqardhje të thellë për jetët e humbura. Kjo tregon se Aleanca e NATO-s nuk është vetëm aleancë ushtarake por edhe aleancë e shteteve që i ndajnë vlerat e njëjta por edhe të cilat janë së bashku në momente të vështira dhe të mira”, deklaroi Shekerinska.

Ministrja i përcolli edhe ngushëllimet personale për familjarët dhe të afërmit e viktimave në aksident.

“Shpreh edhe ngushëllimin tim personal për familjet dhe të afërmit të cilët e humbën jetën në fatkeqësinë e autobusit dhe u dëshiroj rikuperim të shpejtë atyre të cilët akoma janë duke u trajtuar dhe të theksoj se sot patëm mundësi edhe në takimin e ministrave të Mbrojtjes të shohim se sa është e rëndësishme uniteti dhe solidariteti”, thotë Shekerinska.