Stoltenberg ashpër i dënoi sulmet në Zelandën e Re

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg sot i dënoi ashpër sulmet në të dyja xhamitë në Zelandën e Re, ku sipas të dhënave të fundit jetën e kanë humbur 49 persona.

“NATO qëndron prapa miqve dhe partnerëve tanë nga Zelanda e Re në mbrojtjen e shoqërisë së hapur dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, porositi Stoltenberg në Tuiter.

Njeriu i parë i NATO-së shprehu ngushëllim dhe mbështetje për familjet dhe miqtë e viktimave dhe të plagosurve në sulmet terroriste, që ndodhën në qytetin e ri të Zelandës së Re Krajstçërç.

Sulmuesi i xhamive në qytetin Krajstrçrç në Zelandën e Re ka vrarë 49 persona, derisa mbi 50 janë lënduar. Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, ndërsa mes tyre   edhe sulmuesi. Në automjetet e arrestuarve, mes tyre është edhe një grua, janë gjetur mjete shpërthimi.

Në vendin e ngjarjes menjëherë është dërguar edhe ushtria, e cila i ka çaktivizuar mjete shpërthyese.

Brenton tarent, 28 vjeçar nga Australia – ashtu është prezantuar sulmuesi në Fejsbuk, i cili  gjithë ngjarjen drejtpërdrejt e ka incizuar në atë rrjet, por edhe në Tuiter dhe Jutjub. Bëhet fjalë për refugjat, i i veshur në kostum  maskuar me kaskë me kamerë në , përmes së cilës e ka transmetuar masakrën.

Sajti amerikan “Dejsli bist” paraprakisht ka publikuar manifest në forumin “8çen” i afërt me  djathtën ekstreme, ka publikuar shumë “meme” (fotografi me tekst shtesë), ndërsa  cilat kanë  bëjnë me sulmet serbe mbi myslimanët boshnjakë.

Edhe në videon e publikuar nga sulmi dëgjohet  muzikë, ndërsa mes tjerash, edhe kënga  çetnike, ku përmenden edhe “ustashët kroatë”.

Mediat australiane theksojnë se pjesa më e madhe e viktimave janë emigrantë dhe refugjatë.

Në xhami ka qenë edhe i gjithë i gjithë reprezentacioni i kriketit, i cili nesër duhej  luajë lojë kundër Zelandës së Re, por mediat amerikane theksojnë se askush prej tyre nuk është qëlluar. Ndeshja është anuluar.

Një dëshmitar anonim për Bi-B-Si tha se  se ka arritur ta thyejë xhamin e dritares së xhamisë dhe ashtu ka ikur.

Kryeministrja e Zelandës së Re Xhasinda Ardern konfirmoi se katër persona me qëndrime ekstremiste janë arrestuar, por edhe persona  tjerë ndërlidhen me sulmin.

Ajo sulmin e përshkroi si një ndër ditët më  zeza në historinë e këtij vendi dhe e cilësoi si “terrorist”

Pas këmbimit  zjarrit katër persona dhe një grua janë arrestuar.