Stefanoviq: Maqedonia e Veriut do të shkel të drejtën ndërkombëtare nëse Morinën nuk ia dorëzon Serbisë

Mesto: Beograd Datum: 11.09.2017 Dogadjaj: POLITIKA - izjave ministra unutrašnjih poslova Srbije Nebojše Stefanoviæa i specijalnog izaslanika kineskog predsednika i sekretara Centralne komisije za politièke i pravne poslove Menga Ðijendžua Licnosti: Nebojša Stefanoviæ

Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq deklaroi se nuk mund të besojë se Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Tomor Morinën, pasi kjo do të nënkuptojë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Të gjitha vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregulloret ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, në bazë të një urdhri dhe dokumenteve të dërguara nga Serbia, duhet t’ia dorëzojë Morinën autoriteteve shtetërore që kanë të drejtë për të”, tha sot Stefanoviq.

Tomor Morina, ish-ushtar i UÇK-së, u arrestua në Maqedoninë e Veriut pasi u dha urdhër nga Serbia që kërkonte ekstradimin e tij. Kërkesa u lëshua nga Interpoli-Serbi, njoftojnë mediumet serbe.

Stefanoviq vlerësoi se ishte i shqetësuar se “autoritetet e Prishtinës pretendojnë se kjo nuk do të ndodhte”, gjë që, siç tha ai, “tregon se ata janë në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut”. Ai shtoi se nuk mund ta imagjinonte që “Maqedonia e Veriut vetvetiu ta lejoj atë”.

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se ata do të respektojnë ligjin ndërkombëtar, që do të thotë ekstradim tek autoritetet serbe. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë tjetër, unë nuk dua të paragjykoj”, tha Stefanoviq.