Statistika dhe kuriozitete për supersfidën Bayern – Real


Bayern dhe Reali do të ritakohen edhe këtë edicion për të nxjerrë jasht njëri-tjetrin nga Championsi. Bayern vjen i motivuar pasi janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në UEFA Champions League.

Në 6 ndeshjet e fundit janë shënuar mbi 3 gola ku rezultati më i shpeshtë ka qenë 2-1. Nga 6 ndeshjet e fundit Reali ka triumfuar në 5 prej tyre ndërkohë Baryer fitoren e fundit e ka në 2012 ku fitoi 2-1 në Munich për të humbur me të njëjtin rezultat në Bernabeu dhe për tu kualifikuar nga penalltitë. Realu mesatarisht shënon 2.6 gola për ndeshje dhe Bayern 2.3, përcjell Albeu.com.

Bayern janë të pamposhtur në shtëpi këtë sezon (F18, B3). Ata nuk kanë pësuar gol në 12 ndeshje dhe kanë shënuar nga tre gola në 14 ndeshje!

Këto dy skuadra në të kaluarën janë takuar në gara zyrtare 22 herë, ku Reali ka 12 fitore, Bayerni 9 dhe një është ndarë të barazim. Kujtojmë që humbja e fundit që Bayerni ka në shtëpi është pikërisht nga Reali sezonin e kaluar 1-2, falë dy golave të Ronaldos. /albeu.com/