Stadiumi i Shkupit do të emërohet “Toshe Proeski”

Arena Kombëtare “Filipi i Dytë” në Shkup është riemërtuar në “Toshe Proeski”, vendosi Qeveria në seancën e sotme.

“Në seancën e rregullt të 129-të, Qeveria sot mori vendim për riemërtimin e stadiumit Arena Kombëtare “Toshe Proeski” në nder të personalitetit që ka lënë gjurmë në historinë moderne maqedonase dhe në historinë rajonale, shkroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski në “Tuiter”.

Në  vitin 2009, paraprakisht Qeveria e ka riemërtuar ish Stadiumin e Qytetit në Arenën Kombëtare “Filipi i Dytë”.