Specialja kërkon konfiskimin e pronave të Gruevskit, Protugjerit dhe Dimovskit


Prokurorja Speciale Lile Stefanova në fjalimin hyrës për lëndën “Titanik” përveç që kërkoi që të akuzuarit të shpallen të fajshëm, poashtu shtoi se duhet tu konfiskohet edhe prona e tyre.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2011 ajo kërkoi konfiskimin e pronës së Nikolla Gruevskit dhe Martin Protugjerit në vlerë prej 34.908.777 denarë ose më tepër se gjysmë milionë euro që përputhen me vlerën e fondeve paligjërisht të grumbulluar për fushatën zgjedhore për po të njejtin vit.

Për zgjedhjet e vitit 2013 Prokurorja Special Stefanova poashtu kërkoi konfiskimin e pronës së Nikolla Gruevskit, Ilija Dimovskit dhe Leko Ristovskit në vlerë prej më epër se 670 mijë euro. Ndërsa për zgjedhjet e vitit 2014 Stefanova kërkoi për të njejtët persona konfiskim të pronave të tyre në vlerë prej më tepër se një milion euro- që përputhen me fondet të grumbullar jashtë ligjit.

Në debatin publik u deklaruan edhe të akuzuarit. Ish-kryeministri Gruevski tha se e kupton akuzën mirëpo nuk ndjehet fajtor sepse nuk ka bërë asnjë vepër penale. Edhe të akuzuarit tjerë Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Ilija Dimovski, Munir Pepiq dhe Edmond Temellko u shprehen se ndjehen të pafajshëm.