“Specialja” kërkon dënim me burg për gazetaren Ivona Talevska


Prokuroria Speciale kërkon dënim me burg për gazetaren Ivona Talevska. Specialja sot ka dorëzuar ankesë pranë Apelit për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale për shqiptimin e dënimit me kusht. Nga Specialja shprehen se ankohen edhe për lartësinë e gjobave në të holla që Talevska dhe kompanitë ku ajo paraqitet si drejtuese duhet t’i paguajnë. Ndërkohë edhe avokatët e Talevskës paralajmëruan ankesa deri në Gjykatën e Apelit për vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës Penale Sipas aktgjykimit të shkallës së parë që pasoi pasi Talevska pranoi fajin, ajo duhej të paguaj mbi 50 mijë euro për evazion fiskal.