Spasovski: Protestat i organizoi “Rusia e vërtetë” dhe disa individ


Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ka dhënë shpjegime për protestat e organizuara kundër marrëveshjes për emrin. Spasovski informoi se protestat organizohen nga një parti politike që quhet “Rusia e Vërtetë” dhe nga disa shoqata dhe individ që janë organizuar përmes rrjetit social facebook, edhe pse të njëjtën ata nuk e thonë publikisht.

Ministri deklaroi se policia duke pasur parasysh situata që u krijua, ka vepruar në mënyrë të drejtë. Ai më tej tha se do të mundohen që t’i sigurojnë qytetarët dhe institucionet, në mënyrë që të mos e lejojnë të përsëritet 27 prilli.

“Unë do e përsëris edhe njëherë se protestat e qeta i përkrahim dhe jemi këtu për t’i mbrojtur qytetarët dhe ti sigurojmë institucionet. Mirëpo, çdoherë kur do të paraqiten protestues të dhunshëm, ose kur do të ketë vandalizëm të caktuar, të nje grupe pjesë e protestës kjo nuk është e rëndësishme, dua të them se policët e Maqedonisë kanë qenë të sulmuar me çfar do mjeti, me drunj, me pllaka bekatoni e kështu me radhë, një orë janë treguar të durueshëm…ajo çfar ka ndodhur është se ata nuk kanë munduar më të durojnë”, deklaroi Spasovski./SHENJA/