Spasovski për vrasjen në Çair: Janë kapur tre të dyshuar, është gjetur vetura Yugo


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme në Çair, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Burim Idrizi.

“Por, punojmë intensivisht për zbardhjen e vrasjes së mbrëmshme që ndodhi në Çair. Grupi që punon tek Sektori për Punë të Brendshme së bashku me Prokurorinë, është siguruar makina të cilën është vozitur personi që e ka kryer vrasjen, bëhet fjalë për veturë Yugo. Janë siguruar nga vendi i ngjarjes 20 gëzhoja, dy telefona mobilë, janë kapur tre persona. Sot flitet edhe me familjarët, miqtë, personat që kanë qenë në kontakt me viktimën, dhe vazhdimi i hetimit presim që t’i tregojë motivet, megjithatë edhe të sigurojmë fakte në raport me kryerësin”, ka deklaruar Spasovski.