Spasovski: MPB-ja e gatshme që të sigurojë atmosferë të sigurt dhe dinjitoze


Фото: Б. Грданоски

Ministria e Punëve të Brendshme është plotësisht e përgatitur që të sigurojë një atmosferë të denjë dhe të sigurt, në të cilën çdo qytetar i yni do ta realizojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes, porositi  sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin para qytetarëve në prag të votimit të zgjedhjeve presidenciale.

Jemi të përgatitur, theksoi Spasovski,  me vendosmëri dhe pa kompromis të  parandalojmë çdo tentativë për çrregullimin e procesit zgjedhor pavarësisht se nga ku apo prej kujt vjen. Jini të sigurt se ligjet dhe  vullneti qytetar do të respektohen plotësisht.

“Të dielën secili prej nesh ka mundësi që të realizojë të drejtën e tij kushtetuese, sovrane dhe të vetë ndërgjegjshme që të  vendosë për përzgjedhjen e tij. Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtim me të gjitha kompetencat, e ndjek të gjithë procesin zgjedhor, ndërsa duke pasur vetëm një qëllim  të vetëm – dita e votimeve të jetë e qetë,  të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë dinjitoze  ashtu siç i ka hije një shoqërie demokratike dhe të lirë”, theksoi Spasovski.

Siç tha, në periudhën e kaluar nëpunësit policorë kanë kaluar  përmes aktiviteteve  efektive dhe të planifikuara  për  vëzhgim efektiv dhe cilësor dhe sigurimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor nga fillimi dhe deri në përfundimin e tij.