Spasovski: Koha është që Maqedonia të ketë një kandidat konsensual për president


Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sonte i ftuar në emisionin ‘Click plus’ në Tv21 ka deklaruar se ka ardhur momenti që vendi të ketë një kandidat koncensual për shef të shtetit.

“Ka ardhur momenti që në Maqedoni të kemi kandidat koncensual për shef të shtetit sepse principi Maqedonia si një shoqëri për të gjithë që ishte promovuar nga LSDM në zgjedhjet parlamentare ka dhënë rezultat”, ka deklaruar mes tjerave Spasovski.