Spasovski i shprehi ngushëllime familjes së policit të vdekur


Фото: Б. Грданоски

 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot i dërgoi telegram ngushëllimi familjes së nëpunësit 37-vjeçar të policisë që humbi jetën tragjikisht, Viktor Cvetkovski nga Kumanova.

“Në këto momente të rënda së bashku me Ju e ndajmë dhimbjen për humbjen e pakompensueshme për një jetë të re. Ministria e Punëve të Brendshme, kolegët, humbën një shok të vlefshëm dhe të ndershëm, ndërsa Ju humbët djalin, bashkëshortin, babanë, vëllanë, mikun”, shkroi mes tjerash Spasovski në telegramin drejtuar familjes Cvetkovski.