Spasovski: I rrumbullaksuam reformat në sektorin e sigurisë

Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë dy vjet me përkushtim dhe me realizim punon  në plotësimin e të gjitha kritereve që priten nga ne. U munduam  të nxjerrim rezultate në reformat  e fushave kyçe nga prioritetet reformuese urgjente siç janë gjyqësia,  lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet zbuluese, reforma  e administratës publike.

Këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili mbajti fjalim në  mbledhjen e dytë të Grupit drejtues për obligime të ndërmarra për siguri në suaza të  Procesit berlinas, në organizim të Ministrisë britanike  të Punëve të Jashtme dhe  punët në Komonvelt.

“Pa diskutim është se  siguria e shërbimeve të zbulimit ka rol vendimtar  në mbrojtjen e  sigurisë kombëtare dhe respektimin e qeverisjes të së drejtës. Qëllimi i tyre është të mbledhin, analizojnë  dhe transmetojnë informata që janë të domosdoshme për  mbrojtjen e sigurisë, pa dallim  nëse është  rajonal, kombëtar ose global dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, me theks të rolit parandalues”, tha Spasovski.

Përveç vullnetit politik  fuqishëm të shprehur për plotësimin e tërësishëm të rekomandimeve të Pribes,  siç tha,  motivim i fuqishëm me të cilën inkuadrohet drejt zbatimit të reformave  është kthimi i besimit në institucionet shtetërore, besimi se veprojnë  duke e respektuar ligjin dhe në pajtim me  standarde të larta etike dhe profesionale.

“Plotësimi i reformave në sektorin e sigurisë ishte një nga parakushtet kyçe për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Reforma e parë e zbatuar është ajo që e kemi bërë  në ndjekjen e komunikimeve me formimin e Agjencisë teknike-operative. Reforma e dytë është sjellja e ligjeve për Agjencinë për siguri kombëtare dhe Ligjin për koordinim  të bashkësisë  zbuluese-të sigurisë në vend. Në tërë këtë proces më e rëndësishme ishte agjencia të vendoset mbi parimet që do të mundësojnë  formim të shërbimit modern dhe efikas  sipas shembullit të atyre evropiane,  të merren autorizimet  policore dhe të hiqet transporti i policisë së fshehtë, nga e cila frikohen qytetarët, ndërsa tërë ajo është proces për të cilin duhet të ngritet vetëdija publike”, potencoi Spasovski.

Përmes qasjes konstruktive,  në bashkëpunim me opozitën dhe duke i ndjekur drejtimet e partnerëve tanë ndërkombëtar erdhëm, deri te, zgjidhja ligjore cilësore, e cila nga njëra anë do të thotë garancion i të drejtave të njeriut dhe privatësisë,  ndërsa nga ana tjetër krijim i parakushtit për mekanizëm të fuqishëm dhe  luftë efikase kundër  krimit të organizuar, terrorizmit dhe kërcënimeve  në përmasa globale  për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Pas sjelljes së ligjit për ndjekje të komunikimeve dhe Ligjit për agjencinë teknike-operative, dhe me sjelljen e Ligjit  për agjencinë për siguri kombëtare i rrumbullaksuam reformat  në sektorin e sigurisë që me vite bashkësia ndërkombëtare na i rekomandoi dhe me njërin nga kushtet e rrugës sonë eurtoatlantike”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski potencon se shteti ynë është partner i sigurt dhe strategjik që di të bashkangjitet në marrëveshjen, t’i plotësojë  obligimet e tij dhe pret që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë përkrahje nga vendet anëtare të BE-së.

“Ajo është e rëndësishme për ne dhe për tërë rajonin. Dhe porosi e mirë për të gjithë  është se këto hapësira  duhet të jenë në partneritet të fuqishëm me BE-në”, tha Spasovski.