Spasovski: Disa nëpunës policorë janë kontrolluar për shkak të informacioneve se përdorin drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot konfirmoi se është bërë kontroll në SPB Tetovë me qëllim që të përcaktojë nëse janë të sakta informacionet me të cilat kanë disponuar se disa nëpunës policorë janë përdorues të drogave.

“Kemi informacione prej tre burimeve për përdorimin e drogave dhe në bazë të njohurive të cilat i kemi marrë, është bërë kontrollimi i nëpunësve policorë të Institutit për mjekësi ligjore me qëllim që të përcaktohet nëse ka prani të drogave dhe nëse është kështu, të ndërmerren masa të caktuara. Nëse dëshirojmë të kemi besim serioz në policinë, nuk është e lejueshme të kemi nëpunës policorë të cilët janë shfrytëzues të drogave dhe të cilët bashkëpunojnë me kriminelët dhe shesin drogë”, tha Spasovski nga foltorja e Kuvendit.

Ka mohuar se ka pasur dërgim teatral të nëpunësve policorë në Institutin për mjekësi ligjore dhe paralajmëroi se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Theksoi se viti 2018 ka qenë viti më i mirë në 10 vitet e kaluara në ballafaqimin me tregtinë me drogë.