Sot protestohet para qeverisë për rastin e Almir Aliut

Sot para Qeverisë së Maqedonisë do të protestohet, si reagim kundër vendimit të gjykatës për rikualifikimin e lëndës në rastin e vrasjes së Almir Aliut nga Kumanova. Në rrjetet sociale vazhdon thirrja për të marrë pjesë në protestë e cila do të mbahet në orën 13:00.

“Ju presim në protestë që të tregoni revoltën tuaj kundër gjykatës së mafisë. Sillni me vete lojëra, pjesë të veshjeve apo diçka tjetër çka keni nga fëmijët apo nipërat tuaj. Protesta do të jetë e qetë për atë do të ketë shumë nëna dhe fëmijë”, thonë organizatorët e protestave.

Shypja për vdekje e katër vjeçarit Almir Aliu, ndodhi me 25 qershor të vitit 2016 për shkak të një konflikti verbal para shtëpisë së shënedetit në Kumanovë, e cila kaloi në përleshje fizike në mes babait të fëmijës dhe Boban Iliqit.

Pas këtijë fjalimi, Boban Iliq me veturën e tij kishte shkelur fëmijën katërvjeçar Almirin. Familja e Almirit ka kërkuar dënim maksimal për Iliq, ndërsa gjykata vendosi që mos ta akuzojë për “vrasje”, por për veprën “aksident komunikacioni me pasojë vdekje”./Telegrafi/