Sot përfundoni afati për dorëzimin e amendamenteve


Sot skadon afati prej pesëmbëdhjetë ditë të draft amendamenteve të Kushtetutës deri në Kuvend. Më 19 tetor Kuvendi me dy të tretat e shumicës solli vendim për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës.
Për vendimin votuan edhe tetë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, të cilët më vonë formuan grup të pavarur parlamentar me të cilët kryeministri Zoran Zaev kishte konsultime lidhur me ndryshimet kushtetuese në bazë të kërkesave të tyre.
Në takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Zoran Zaev me tetë deputetët e pavarur që u përjashtuan nga VMRO-DPMNE, u arrit dakord që qeveria mbrëmë të dorëzojë draft-amendamentet në Kuvendin e Maqedonisë.
Në takim nuk është precizuar nëse katër propozimet e deputetëve të pavarur do të përfshihen në draft-amendamentet e qeverisë, ose do të dorëzohen si amendamente të veçanta.
Pas dorëzimit të amendamenteve deri në votimin e tyre në seancë plenare, duhet të kalojnë së paku 30 ditë. Ndërsa amendamentet votohen me 61 vota të deputetëve.
Vendimi përfundimtar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese duhet të sillet me dy të tretat e deputetëve, ndërsa pritet të përfundojë në mesin e muajit janar./Gazeta e Pavarur