Sot marsh protestues i VMRO-së


VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate ka ftuar gjithë qytetarët, patriotë, pa dallim të përkatësisë që secili që dënon revanshizmin, përndjekjen politike dhe padrejtësinë sot të del t’i bashkëngjitet marshit protestues para Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Medial.mk.

Si që lajmërohet marshi do të mbahet në ora 16:30 para Ministrisë së Drejtësisë.

Mbrëmë ithtarët e VMRO-së u mblodhën para burgut të Shutkës ku protestuan kundër paraburgimit të pjesëmarrësve për ndodhitë e 27 prillit.