Sot Kosova në ditë zie për Fadil Vokrrin


Kosova sot është në ditë zie, në përkujtim të legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës.

Vendimin për ditë zie shtetërore e ka kumtuar dje zyra e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

Ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës ka njfotuar se ceremonia e varrimit të Fadil Vokrrit do të zhvillohet sot në Prishtinë.

Ceremonia do të organizohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Fadil Vokrri, si figurë qendrore e futbollit të Kosovës dhe ndërkombëtarizimit të tij, në shenjë nderimi, do të përcillet me të gjitha nderimet shtetërore.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër më 10 qershor në Kuvendin e Kosovës sipas agjendës së mëposhtme:

12:00 – 13:30 Homazhe, Kuvendi i Kosovës
14:00 – 15:00 Mbledhje komemorative, Kuvendi i Kosovës
17:00 Varrimi në varrezat e qytetit në Prishtinë

Federata e Futbollit e Kosovës ngushëllon të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë për këtë humbje të madhe të sportit, njofton Klan Kosova.