Sot fillon debati për ndryshimin e emrit


Kuvendi sot fillon debatin për amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit, në një përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata diplomatike me Greqinë.

Për ndryshimin e emrit, kryeministrit Zoran Zaev i duhen dy të tretat e votave të deputetëve, thënë ndryshe 80 nga 120 vota.

Është ende e paqartë nëse koalicioni qeveritar mund të sigurojë 10 vota nga opozita nacionaliste për arritjen e dy të tretave të tyre.

Zaev u ka kërkuar deputetëve të mbështesin marrëveshjen e emrit me Greqinë, ndërkohë që ka premtuar zgjedhje të parakohshme nëse dështon ta kalojë atë./Gazeta e Pavarur