Sonte VMRO-DPMNE vendos nëse do të kthehet në Kuvend


Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE sonte do të mbajë mbledhje të Komitetit ekzekutiv, ndërsa pas kësaj do të mbajë edhe mbledhje të Komitetit qendror ku do të vendoset nëse deputetët e kësaj partie do të kthehen në punën e Kuvendit.

Në intervistë për REL, kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski tha se në qoftë se sillet vendim për kthim në Kuvend, menjëherë do të dorëzojnë interpelancë për punën e Qeverisë.

“Nëse kthehemi në Kuvend, VMRO-DPMNE do të bëjë kthim të madh. Veprimi i parë që do të ndërmerret është dorëzimi i interpelancës për punën e Qeverisë, ku deputetët e VMRO-DPMNE-së do t’i diskutojnë të gjitha keqpërdorimet dhe gabimet që kjo shumicë qeveritare i ka bërë gjatë dhjetë mujave të kaluar dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për atdheun tonë”, tha Mickoski./Telegrafi/