Sistemohen rreth 760 administratorë në vende pune, mbeten edhe 700 tjerë


Rreth 760 administratorë kanë nënshkruar marrëveshje për sistemimin e tyre sipas marrëveshjes së Ohrit, ndërsa për 160 procedura ka përfunduar tërësisht.

Këtë sot e kumtoi zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha, i cili në konferencë për shtyp tha se për 600 të punësuar në administratë procedura është në rrjedhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një pjesë prej rreth 200 të punësuarve, të cilët nuk e kanë prenuar ofertën do t’u jepet mundësia të vendosen në këtë transfer të parë, në institucionet ku ka nevojë. Të tjerët, do të vendosen në sistemimin e radhës”, tha Hoxha.

Sipas tij, edhe 700 administratorë mbeten të pevendosur, gjegjësisht marrin rroga duke qëndruar në shtëpi.