Sipas Draft-ligjit punëdhënësit do të marrin për rritje të pagave prej 600 deri në 6.000 denarë


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Regjistrin kombëtar elektronik të rregullores (ENER) e publikoi draftin e ligjit për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave, qëllimi i të cilit, është nxitja e punëdhënësve për të paguar pagë në vlerë më të lartë  për shkak të përmirësimit të standardit ekonomik të të punësuarve dhe nxitje të rritjes dhe zhvillimit ekonomik të shtetit.

Sipas draft ligjit, subvencionim të kontributeve mund të shfrytëzojë punëdhënësi i cili ka status të paguesit aktiv për llogari dhe pagesë të kontributeve, gjegjësisht nuk është në procedurë të falimentimit ose likuidimit ose procedurë në fshirje dhe nuk ka skadim të detyrimeve në bazë të bruto pagës deri në ditën e kërkesës së subvencionimit të kontributeve, punëdhënës për të siguruarin i cili ka qenë në sigurim të detyrueshëm social tek ai punëdhënës në të gjitha muajt nga periudha referente dhe për të cilin ka rritje të pagës në mënyrën e konfirmuar me atë ligj, gjegjësisht punëdhënës për të siguruarin për të cilin ka rritje të pagës si dallim mes neto pagës së llogaritur për muajin për të cilin kërkohet subvencionim i kontributeve dhe pagës bazë referente të paguar nga punëdhënësi në periudhën referente.

Subvencionim të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social në bazë të pagës së rritur nuk mund të realizojnë organet e pushtetit shtetëror dhe atij lokal dhe organe tjera shtetërore të bazuara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin, institucionet të cilat kryejnë veprim nga sfera e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit, si dhe në veprime tjera nga interesi publik i konfirmuar me ligj, ndërsa të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të formuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat në qytetin e Shkupit.

Subvencionet nuk mund t’i shfrytëzojë punëdhënësi i cili për të siguruarin shfrytëzon lirim nga pagesa e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social në pajtim me ligjin, për periudhën derisa e shfrytëzon lirimin, punëdhënës i cili për të siguruarin shfrytëzon masë për subvencion të pagës përmes Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim për periudhën derisa e shfrytëzon masën dhe punëdhënës i cili për të siguruarin për të cilin kërkon subvencionim të kontributeve i ndahet mbështetje financiare për punësime të reja në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, si dhe agjenci private për punësim për të siguruar të cilët janë ceduar tek punëdhënësit nga organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organet tjera shtetërore.

Në pajtim me vendimet e propozuara, punëdhënësi nuk ka për obligim të paguajë kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social për vlerën për të cilën është lejuar subvencionimi i kontributeve, vlera më e lartë për të cilën lejohet subvencionimi është rritje e neto pagës deri në 6.000 denarë në muaj për të siguruar, ndërsa vlera më e ulët për të cilën lejohet subvencionimi i kontributeve është rritje e neto pagës në vlerë prej 600 denarëve në muaj për çdo të siguruar.

Subvencionimi i kontributeve për rritjen e pagave në pajtim me dispozitat e këtij ligji fillon të zbatohet me pagesën e pagës për tetorin e vitit 2019.

Nga Qeveria vlerësojnë se subvencionimi i kontributeve sociale do të ketë ndikim pozitiv të ekonomisë së përgjithshme, Masat do të kontribuojnë për përmirësimin e punës së subjekteve afariste, rritje të cilësisë në punë, produktiviteti i tyre, rezultate të përmirësuara afariste, rritje të punësimit, rritje të pagave të të punësuarve, në afat më të gjatë, puna e përmirësuar afariste do të shkaktojë edhe rritje më të madhe ekonomike dhe zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky ligj hyn në fuqi me ditën e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa do të zbatohet nga 1 nëntori i vitit 2019 deri më 31 tetor i vitit 2022.

Pritet në këtë mënyrë të ulet pagesa e pagës së punëtorëve në të gatshme, të cilën shpesh herë e praktikojnë punëdhënësit për të shmangur pagesën e kontributeve.