Sinani: Njëherë gjuha shqipe, pastaj zgjidhja e problemeve tjera

Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike vlerëson se ligji që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, paraqet shtyllën kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky jetik për procesin e integrimeve.

“Para se të vazhdohet me çfarëdo problematike që Maqedonia përballet që nga shkëputja nga ish- Jugosllavia e deri më sot, çështja e parë që kërkon zgjidhje dhe pastaj të vazhdohet me çështjet e tjera është zyrtarizimi plotë i gjuhës shqipe dhe me këtë mbyllja e Marrëveshjes së Ohrit. Pa zgjidhjen e zyrtarizmit të gjuhës shqipe, çdo zgjidhje tjetër do të ishte i mirëseardhur, por lë boshllëk në raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thotë Sinani.