Simpoziumi ndërkombëtar për folklorin ballkanik


Instituti i folklorit “Marko Cepenkov” – Shkup sot dhe nesër organizon simpoziumin e 19-të ndërkombëtar të folklorit ballkanik, në temën “Folklori tradicional dhe bashkëkohor i popujve të Ballkanit”.

Sipas kryetares së komisionit organizativ, Katerina Petrovska-Kuzmanovska, në këtë simpozium marrin pjesë 65 folkloristë të famshëm, të cilët në disa seanca do të diskutojnë aspektet e ndryshme të krijimtarisë popullore si: folklori në diskursin bashkëkohor popullor, besimet e popujve dhe reflektimin e tyre në veprat letrare, struktura sintatike e krijimtarisë të artit popullor, elementet e teatrit folklorik në ritualet me maska.

Në hapjen e simpoziumit performoi Ansambli “Maqedonia”, i cili është i përbërë nga studentë të Departamentit të etnokoreografisë pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikollovski-Luj” në Shkup, nga drejtimi i muzikës tradicionale dhe valleve.

Deri në vitn 2008 simpoziumi mbahej në Ohër, kurse nga viti i kaluar në Shkup. Pjesëmarrës të këtij simpoziumi janë hulumtues të folklorit nga Maqedonia, Kosova, Bullgaria, Rusia, Polonia, Greqia dhe Serbia.