Siljanovska Davkova e kënaqur nga raundi i parë, do të kërkojë votat edhe të bojkotuesve edhe të së zhgënjyerve nga pushteti


Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova është e kënaqur me rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Ajo mendon se ky është një kërcim kuantik në politikë, ndërsa LSDM-ja dhe Zaev kanë përjetuar rënie kuantike që nga zgjedhjet e fundit, d.m.th. ata humbën deri në 40 për qind të votuesve krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale. Prandaj, thotë ajo, LSDM-ja dhe Zoran Zaev kanë një krizë legjitimiteti.

Ajo, në ditarin qendror të TV Sitel, theksoi se abstinenca është më e lartë në zonat shqiptare, sepse, siç tha ai, shqiptarët nuk lejojnë askënd, as kryeministrin Zoran Zaev, të tregtojë me votat e tyre.

“Abstinenca mund të shihet nga kënde të ndryshme. Së pari, fakt është se është se ajo shumë më e madhe në zonat shqiptare se sa në ato maqedonase dhe është e qartë për ne  se pse. Sepse pas paraqitjes së një kandidati të orientuar nga qytetarët dhe të arsimuar si Blerim Reka, shqiptarët apo votat shqiptare, nuk pajtohen që tashmë votat e tyre të shërbejnë për tregti etno-partiake, por e kundërshtuan këtë”, shtoi Siljanovska Davkova.

Ajo thotë se ka ndërmend të flasë me mbështetësit e Bojkotoj që të dalin në votime dhe ta mbështesin atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për në maj.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të revoltuar dhe të zhgënjyer nga qeveria e LSDM-së dhe Zaevit që ta mbështesin atë, sepse, siç tha ajo, pas saj nuk ka bagazhe politike pas ajo beson se kjo mund të jetë një risi në jetën politike.