Siljanovska Davkova: Do të punoj 100 prë qind sipas kokës sime


Për dallim nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kundërkandidati im Stevo Pendarovski, i cili 102 për qind dakordohet me liderin, unë 100 për qind do të punoj sipas kokës sime, porositi kandidatja presidenciale Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, para fillimit të debatit të sotëm për abstenim të zgjedhjeve.

“Atë nuk e bënin presidentët e mëparshëm, ndoshta Kiro Gligorov po. E njejta i referohet edhe Ivanovit, i cili jo çdoherë veproi si president i qytetarëve. Pati ndikim të fuqishëm politik, por në mandatin e dytë në fund ishte tërësisht i anuluar dhe margjinalizuar”, deklaroi Siljanovska Davkova në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Në rrethin e parë të votimit për zgjedhjet presidenciale, siç u cek në debat, në vendvotime nuk u paraqitën mbi 300.000 votues të cilët votojnë rregullisht.

“Abstenimi është sëmundje moderne e cila tregon për sëmundje të demokracisë dhe është sinonim për krizë të demokracisë përfaqësuese e cila troket edhe në dyert e Maqedonisë. Njerëzit janë të zhgënjyer nga bartësit e pushtetit politik sepse shumë shpesh ata i adresojnë interesat e veta në vend të qytetarëve”, tha Siljanovska Davkova.

Përkujtoi se Komisioni i Venecies tre herë në raporte i ka rekomanduar Maqedonisë ta heqë cenzusin në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

“Shpresoj se megjithatë do ta arrijmë cenzusin prej 40 për qind dhe u bëj thirrje të hapur të gjithë atyre që kanë dilema së bashku t’i zgjidhim, me tërë respektin për shkaqet që i kanë qytetarët të cilët nuk votojnë. Mendoj se meritojnë përgjigje ndaj dilemave dhe shpresoj se argumentet e mia do t’ua ndërrojnë mendjen shumë prej tyre sepse ajo që ofroj unë dhe ajo që e bëj është garancë se nuk do t’i harroj qytetarët”, potencoi Siljanovska Davkova.

Për thëniet nga Komisioni për antikorrupsion për nepotizmin në punësime, Siljanovska Davkova tha se ndarja e fshesës për kryeministrin duket dramatike, por shtoi se nuk e din se sa fshesa deri më tani është dashur të thyhen.

Paralajmëroi se do të vazhdojë me aktivitetet e fushatës edhe gjatë festës së Pashkëve.