Siljanoska Davkova: Mos bojkotoni zgjedhjet


Mos i bojkotoni zgjedhjet presidenciale, porositi kandidatja për presidente Siljanovska Davkova, nga tubimi në Negotinë.

“E keni  fjalën time si njeri dhe si grua. Premtimin tim. Intuita jonë femërore thotë se fitorja e zgjedhjeve presidenciale nënkupton hapjen e portave demokratike për koalicionin e ri parlamentar të krijuar mbi bazën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, theksoi ajo.

Ajo paralajmëroi një gjykatë kushtetuese përgjegjëse, përmes reformave që të arrijë deri në Bashkimin Evropian. Ndryshimet tha ajo vijnë edhe për shkak të asaj që ajo është  grua.

“Edhe pse këto tridhjetë vjet në Maqedoni kryesisht në pushtet janë burrat, mendoj se edhe burrat gjithashtu do të donin që të  shihnin një mënyrë më ndryshe të praktikimit të pushtetit. Ne femrat në shtëpi në të shumtën e rasteve i drejtojmë të gjitha ministritë. Nga ajo për politikë dhe punë sociale, shëndetësia e deri tek arsimi. E mësojmë shkollën e drejtimit dhe menaxhimit”, theksoi ajo.

Në fjalimin e saj, si kandidate për president e cila përkrahet nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, u fokusua edhe në domosdoshmërinë  e ruajtjes së identitetit.

Gjithashtu u fokusua edhe  në shpërnguljen e të rinjve dhe në jetën e vështirë të qytetarëve duke e kritikuar pushtetin aktual. Për marrjen e  identitetit dhe jo për forcimin e tij. Theksoi se duhet që të ruhet  trashëgimia kulturore, e cila është obligimi ynë por edhe obligim i dhënë nga UNESKO-ja. Në Evropë tha ajo shkohet me reforma evropiane.

Duam, shtoi ajo që t’i mbajmë të rinjtë në shtëpi, të mos largohen më tepër nëpër botë.

Do fitojmë, porositi edhe kryetari u VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.  Padrejtësia në shtet, tha se do të vihet vetëm nëse merren institucionet.

“Ndërsa ky proces fillon me fitore më 21 prill, dhe konfirmimin e kësaj fitoreje më 5 maj. Ndërsa më pas organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski.